Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic, thotë se klubet e tjera dëshirojnë ta evitojnë skuadrën e tij nga shorti i Ligës së Kampionëve.
Bianconerët kaluan tutje në çerekfinale duke e mposhtur Tottenhamin me rezultat të përgjithshëm 4-3.
“Ndoshta të tjerët do të duan të na shmangin ne, veçanërisht nëse ata e kanë parë atë që e kemi bërë në vitet e fundit”.
“Roma? Pse jo? Urime për ta që kanë kaluar, tani ne jemi duke pritur vetëm shortin”.
“Ne do të përgatisim në mënyrën më të mirë të mundshme ndeshjen e ardhshme, sepse na intereson shumë kjo garë dhe ne duam t’i shkojmë deri në fund”.
“Jemi afër, por rruga është ende e gjatë”, ka thënë Pjanic për Premium Sport.
Juventusit së bashku me Romë, Liverpoolin, Bayern Munichun, Real Madridi, Barcelonën, Manchester Cityn dhe Sevillën kanë kaluar tutje. /Telegrafi/