Telegrafi

Pjanic: Kishim durim dhe golat erdhën në momentin e duhur

Miralem Pjanic ka thënë se Juventusi kishte pritur momentin e duhur për ta goditur Porto që e mposhti 2-0 në Estadio do Dragao.

Bianconerët kanë bërë një hap të mirë drejt çerekfinales, falë golave të Marko Pjacas dhe Dani Alvesit.

“Pjesë e parë e kontrolluam mjaft mirë, por Porto u mbyll prapa. Ne e dinim se me çfarë skuadra kishim të bënim”.

“Ne e qarkulluam topin dhe treguam durim dhe golat erdhën në momentin e duhur”.

“Kjo është një fitore e merituar duke e parë se ndeshja ishte e vështirë”, ka thënë Pjanic. /Telegrafi/