Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic, tashmë ka pranuar të kalojë te Barcelona në afatin e ardhshëm kalimtar.
Tuttosport shkruan se boshnjaku ka pranuar të nënshkruajë një kontratë katër vjeçare me Blaugranat dhe duket se e ardhmja e tij është në Camp Nou.
Boshnjaku flitet se ka marrëveshje personale me klubin katalunas.
Sipas medieve nuk dihet se si do të bëhet pagesa për Pjanic, a do të ketë para kesh, apo do të përdorët ndonjë shkëmbim.
Ka shumë thashetheme për një shkëmbim me Arthur Melon, i cili nuk ka dëshirë që të bëjë një lëvizje drejt Allianz Stadium.
Braziliani dëshiron të mbetet te Barca, por nëse nuk ka alternativa tjera, atëherë duhet të pranojë kalimin te Juventusi. /Telegrafi/