Site icon Telegrafi

Pjanic: Juventusi e dëshiron vetëm Ligën e Kampionëve

Miralem Pjanic . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Miralem Pjanic thotë se Cristiano Ronaldo është lojtari më i rëndësishëm që e kanë në skuadër, ndërsa shton se ekipi po punon shumë që ta fitojë Ligën e Kampionëve. 

Pjanic ka folur për Sky Sport Italia pas fitores 1-0 ndaj Atletico Madridit, ku e kanë siguruar edhe vendin e parë në grup.

“Jam duke punuar mirë. Kam pasur probleme me muskuj pas ndeshjes me Leccen, por jam mirë. Njëjtë edhe Cristiano Ronaldo. Ai ka dhimbje në gju, por mbetet lojtari kryesor që e kemi. Shpesh herë e tregon që është numër një dhe nuk shqetësohemi për të”.

Miralem Pjanic . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

“E donim vendin e parë në grup. Tani e kemi dhe do ta shohim se me kë do të lujamë ndeshjen e ardhshme, që të përgatitemi”.

“Juventus është i vetmi ekip në Evropë që nuk e ka fituar asnjë humbje, duke i ftiua shumicën. Duam ta fitojmë trofeun në fund”, ka thënë Pjanic.

Leonardo Bonucci dhe Miralem Pjanic. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Juve do të luajë me Sassuolon të dielën. /Telegrafi/   

Exit mobile version