Site icon Telegrafi

Pjanic: Juventusi aktual më i miri në histori, Tripleta objektiv dhe ëndërr

Festa e Miralem Pjanic te një nga golat e tij këtë sezon (Foto: Getty Images)

Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic, beson se skuadra e tanishme e Zonjës së Vjetër është më e mira në histori të klubit.

Boshnjaku e pranon se ëndrra e madhe është fitimi i Tripletës (Serie A, Kupa e Italisë dhe Liga e Kampionëve).

“Ëndrra ime është të fitoj Ligën e Kampionëve me Juventusin dhe ne do të bëjmë gjithçka për ta sjell në shtëpi”, ka thënë Pjanic për Rai Sport.

Miralem Pjanic gjatë një momenti të ndeshjes Juventus-Atalanta (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Tripleta duhet të jetë ëndërr dhe objektiv për ne. Kur nënshkrova me Juventusin, presidenti më tregoi një fotografi ku Bianconerët kishin fituar Scudetton pesë herë radhazi dhe me tha se dëshiron t’i kaloi sukseset e atij ekipi”.

“Ne ia dolëm, ia arritëm shtatë, por tani duhet të sjellim trofe të rinj në shtëpi. Kemi një skuadër të madhe dhe klubi po punon çdo vite për ta përmirësuar në mënyrë që të fitojmë Scudetton”.

Lexo po ashtu Pjanic: Pogba është i mirëseardhur te Juventusi

Allegri e menaxhon në mënyrë fantastike skuadrën dhe është shumë i mirë taktikisht, ai na ka transmetuar shumë cilësi. Ronaldo gjithashtu është një shtesë me përvojën, kualitetet dhe mënyrën e punës dhe kjo na përmirëson”.

“Pa dyshim ky është Juve më e mirë e të gjitha korave. Gigi (Buffon) është një legjendë, ndoshta portieri më i mirë në histori. Ai ishte njëri i rëndësishëm në zhveshtore dhe një figurë shembullore që e transmetonte tek ne rëndësinë e Juves”.

“Pasi ai u largua, ‘Chiello‘ është bërë më shumë një pikë referimi. Ai dhe Gigi na bëjnë të kuptojmë se çfarë do të thotë Juventusi”, ka thënë Pjanic. /Telegrafi/

Exit mobile version