Site icon Telegrafi

Pjanic: Juve mund të arrijë shumë

Miralem Pjanic thotë se ai mund të luajë në secilën pozitë që do trajneri.

Juventusi fitoi me rezultat 3-1 ndaj Sassuolos dhe në mesjavë starton aventurën në Ligën e Kampionëve.

“Ne fituam, kjo është gjëja më me rëndësi. Ne u përgatitëm mirë për duelin ndaj Sassuolos, të cilët janë ekip shumë i mirë. Por, ne kemi mundur të bëjmë më shumë”.

Lexo po ashtu Juve - Sassuolo, komplet golat (Video)

“Unë mund të luaj ku do që dëshiron trajneri, s’ka problem”, u shpreh Pjanic.

Ai shtoi se dueli ndaj Sevillas është i vështirë, por se duhet fitorja ndaj asaj që ai e quan skuadër e mësuar në skenën e madhe të futbollit evropian. /Telegrafi/

Exit mobile version