Miralem Pjanic ia ka kushtuar klubit të Juventusit golin e tij në ndeshjen kundër Lazios.
Bianconerët fituan me rezultat 2-0 kundër ekipit nga kryeqyteti italian, ndërsa mesfushori boshnjak shënoi një gol të bukur me vole në pjesën e parë.
Golin tjetër të Zonjës së Vjetër e realizoi Mario Mandzukic, në gjysmën e dytë të ndeshjes së zhvilluar në Torino.
“Nivelet e kondicionit nuk janë në nivelin më të mirë tash për tash, por bëmë paraqitje të mirë në disa raste”.
“Akoma nuk keni parë Juven e mprehtë, mirëpo është e rëndësishme të vazhdojmë me fitore, sidomos në një ndeshje të vështirë si kjo”, është shprehur Pjanic për Sky Sport Italia.
Në javën që lamë pas, Pjanic nënshkroi kontratë të re me Juventusin, e cila do të mbajë te bardhezinjtë deri në vitin 2023.
“Jam shumë i lumtur që po qëndroj te ku klub mahnitës, prandaj golin ua dedikoj tifozëve, bashkëlojtarëve dhe klubit. Jam përmirësuar shumë në vitet e fundit dhe kjo falë përvojës sime këtu”.
“I falënderoj të gjithë për mbështetjen dhe ndihmën që më kanë dhënë”, ka deklaruar mesfushori. /Telegrafi/
https://twitter.com/LatinoRsvv/status/1033392103433424905