Miralem Pjanic thotë se Juventusi është aty ku i përket, në krye të Serie A, ndërsa shpreson që ta arrin Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Bianconerët mposhtën Interin 2-1 në San Siro për të marr drejtimin e Serie A dhe për të mbetur i vetmi klub në pesë ligat më të mëdha pa humbje në të gjithë garat këtë sezon.
“Ne e merituam ta mposhtnim Interin 2-1 dhe më në fund u kthyem në vendin e parë. Unë mendoj se skuadra jonë është sigurisht më e mira në Itali dhe që nga e diela ne kemi qenë në krye, e vendi ku ne i përkasim”, ka thënë fillimisht mesfushori për Radio Sarajevo.
“Qëllimi ynë është të fitojmë çdo trofe, pasi ky është objektivi i Juves, një nga tre ose katër klubet më të mira në botë”.
“Ne nuk synojmë vetëm këtë sezon, por çdo vit, dhe ky term nuk është ndryshe”.
“Ëndrra ime është ta fitoj Ligën e Kampionëve dhe ta ngre atë trofe në qiell. Shpresoj ta arrij këtë në këtë sezon”, ka thënë Pjanic. /Telegrafi/