Miralem Pjanic ka thënë se nuk e dëshiron largimin nga Barcelona pas vetëm gati një viti në Camp Nou.
Mesfushori boshnjak ka kërkuar më shumë besim nga trajneri Ronald Koeman, gjatë një interviste për Mundo Deportivon.
Pjanic zbuloi të gjitha rreth asaj që po kalon te Blaugranasit, derisa po shpreson që të fitojë edhe Ligën e Kampionëve atje.
“Ëndërrojë për një Camp Nou të stërmbushur. Nuk u transferova këtu që të largohem pas një viti. Shpresoj të kalojë shumë vite këtu dhe dua të fitojë Ligën e Kampionëve”, ka thënë fillimisht mesfushori.
“Kur isha 16-vjeçar, babai im po takohej me liderët e Barcelonës, që dëshironin të më transferonin te Barcelona B. Isha në Metz dhe ne nuk dinim si të vlerësonim se Barca B ishte një skuadër e rëndësishme”.
“Vendosa që të startoja karrierën time në Francë, por gjithmonë e kam shikuar Barçën. Në dy vitet që kaluan, Abidal dëshironte të më transferonte, por ata investuan në Griezmannin dhe nuk kishte më para për mua”.
“Duhej të prisja dy vite për të ëndërruar kalimin te Barcelona. Erdha te Barça që të shfaq lojën time të fituesit dhe kjo ishte ajo çfarë më kërkuan kur nënshkrova”.
“Ata më thanë mua se eksperienca ime do të ishte jetike për lojtarët që janë inkuadruar nga La Masia dhe se do të ishte një balancim”.
Lidhja e tij me Ronald Koeman
“Kur erdha te Barcelona, unë rezultova pozitiv me COVID-19, por Ronald Koeman më tha që të isha i qetë dhe të isha në formë, mirëpo humba startin”, shtoi Pjanic.
“Koeman nuk flet shumë me lojtarët, andaj unë duhet të punojë dhe të jem gati kur ai ka nevojë për mua.
Lidhja e tij me Lionel Messin
“Spektakulare. Leo më tregon se si të përfshihej në atë që nuk arrita në fillim. Ai ka qenë aty nga fillimi, duke më ndihmuar që të përfshihem sa më shpejtë në lojën e Barçës”.
“Ai është spektakolar. Si futbollist, ne nuk do të shohim asnjëherë si ai dhe unë dua të jem shumë vite afër tij dhe të luajmë bashkë”.
Pjanic po ashtu ka folur edhe për lojtarët e rinj që janë në skuadër.
“Pedri ka një inteligjencë speciale, ai është një futbollist që do të shkojë shumë larg. Ous (Dembele) është një lojtar i pabesueshëm, ai është shumë i mirë, por nëse i shikojmë emrat, të gjithë janë të mirë”.
“Çfarë kërkojë unë nga Koeman? Vazhdimësi, dy apo tri ndeshje dhe të shfaq atë që di të bëjë më së miri. Kjo është çfarë futbollistët duan. Por, unë jam duke vazhduar të punoj dhe do të kem mundësinë”, ka shtuar më tej Pjanic.
Mesfushori kaloi te Barcelona në verën e kaluar nga Juventusi si pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit me Arthur Melon që kalojë tek këta të fundit. /Telegrafi/