Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic, ka thënë se skuadra e tij mund t’i fitojë të gjithë trofetë.
Reprezentuesi boshnjak u bashkua me Bianconerët këtë verë nga Roma, duke i paguar klauzolën e tij.
“Dua të fitoj gjithçka të mundur”.
“Vullneti për të fituar me këtë skuadër me këtë klub është mbresëlënës, jetojmë për të fituar. Nuk të lejohet shumë entuziazëm pas fitoreve”.
“Sezoni është i gjatë dhe objektivat tani kanë arritur. Në Evropë dhe në Itali ka klube që kërkojnë të na vënë në vështirësi”.
“Gjithçka është e vështirë dhe e komplikuar, por dua të fitojë me këtë klub”, ka thënë Pjanic.
Juventusi në kampionat është lider me shtatë pikë para Romës, në Kupë ka kaluar pothuajse në finale pas fitores 3-1 kundër Napolit, ndërsa në Ligën e Kampionëve ka fituar ndeshjen e parë me Porton. /Telegrafi/