Telegrafi

‘Pjaca, si Kaka e CR7’

Agjenti i Marko Pjacas ka përshkruar klientin e tij si një përzierje e Kakas dhe Cristiano Ronaldos.

Talenti i vlerësuar lartë kroat ka përfunduar kohëve të fundit një kalim të tij te Juventusi nga Dinamo e Zagrebit për një tarifë rreth 23 milionë euro.

“Do ta shihni. Së shpejti ai do të befasoj të gjithë. Ai mund të luajë si sulmues, si sulmues i jashtëm ose si ‘trekuartist’”, ka thënë Marko Naletiliç, kur u pyet se çfarë mund t’iu ofrojë i riu bardhezinjve.

Lexo po ashtu Interi mposht Juventusin, transferon ‘Gabigolin’?

“Po, një ‘trekuartist’ si Kaka, me qëllim për të sulmuar. Krahasimet janë gjithmonë të vështira, por unë shoh Markon si një përzierje e Kakas dhe Cristiano Ronaldos”.

“Për të qenë të qartë, ne po flasim për një 21-vjeçar, i cili ka ende për tu zhvilluar më tepër dhe për të kapërcyer disa pika të dobëta”, përfundoi agjenti i kroatit. /Telegrafi/