Marko Pjaca përsëri do të largohet nga kampionët e Italisë, Juventusi.
Sulmuesi anësor është rikuperuar nga një lëndim i gjatë që e mbajti për muaj të tërë jashtë fushave.
Por edhe pse ka kaluar lëndimin, ai nuk pritet që të mbetet në Juventus ku konkurrenca është jashtëzakonisht e madhe në repartin ofensivë.
Corriere di Torino ka raportuar se Zonja e Vjetër do ta huazojë yllin e ri kroat gjatë janarit.
Tre është numri i skuadrave italiane që kanë shprehur interesim për huazimin e ish anësorit të Dinamo Zagrebit.
Sampdoria, Genoa dhe Bologna janë gati ta marrin si huazim dhe ta paguajnë pagën e tij deri në qershor.
Për Pjacën do të ishte huazimi i tretë prej se u transferua te Juventusi, pasi më parë ishte huazuar edhe tek Schalke e Fiorentina. /Telegrafi/