Telegrafi

Pjaca kërkon vetëm fitore kundër Kosovës (Foto)

Marko Pjaca beson se kombëtarja kroate do të shënojë fitore kundër Kosovës.

Kështu së paku lënë të kuptohet mesazhi i futbollistit të Juventusit në llogarinë personale në Facebook.

Madje, mesfushori me tipare sulmuese pret fitore edhe ndaj Finlandës, transmeton Telegrafi.

“Dy ndeshje para vetes. Shkojmë për gjashtë pikë”, shkroi Pjaca në Facebook.

Kosova dhe Kroacia do të takohen me fillim në ora 20:45 të enjten në stadiumin e Shkodrës, ‘Loro Boriçi’. /Telegrafi/