Marko Pjaca ka pranuar se ka nevojë për më shumë kohë te Juventusi, ndërsa ka theksuar se dëgjon gjithçka që i thotë trajneri Massimiliano Allegri.
Mesfushori kroat u transferua te Bianconerët gjatë verës nga Dinamo Zagrebi dhe në javët e fundit ka filluar të luajë më shumë për ekipin e parë.
“Jam i lumtur te Juve. Ka shumë konkurrencë, por tash po luaj më shumë”, ka thënë Pjaca për gazetarët në qendrën stërvitore të Kroacisë.
“Akoma kam nevojë për kohë që të përshtatem, por jam ende i ri. Dua të luaj më shumë dhe më shpesh, ky është objektivi im”.
“Po dëgjoj gjithçka që më thotë trajneri Allegri dhe përpiqem t’i ndjek këshillat dhe direktivat e tij duke bërë atë që kërkon”, ka deklaruar më tej Pjaca. /Telegrafi/