Site icon Telegrafi

Pjaca kalon lëndimin, kthehet në stërvitje me skuadrën

Marko Pjaca është bashkuar me skuadrën e Juventusit në stërvitje.

Anësori kroat ka pasur një operim në ligamente të gjurit që e ka lënë jashtë fushave që nga marsi, duke e humbur fundin e sezonit.

Sipas Sky lojtari sot ka qenë prezent në stërvitje në qendrën stërvitore Vinovo, por pasdite ai do të punojë vetëm.

Pjaca ka qenë prezent edhe në përgatitjet atletike të skuadrës parasezonale, por për tu forcuar më shumë ai nuk ka marr pjesë në seancat me top.

Lojtari erdhi nga Dinamo Zagreb për 23 milionë euro, ndërsa do të jetë gati për të luajtur vetëm në shtator. /Telegrafi/

Exit mobile version