Telegrafi

Pjaca: E kam pritur këtë moment

Anësori i Juventusit, Marko Pjaca, ka thënë pas ndeshjes se e ka pritur këtë moment.

JuventusI fitoi si mysafir i Portos me rezultat 2-0.

Kroati erdhi nga banka për të shënuar një herë siç bëri edhe Dani Alves.

“Jam shumë i lumtur për golin, por më shumë për fitoren, pasi ishte shumë e rëndësishme për ne”.

Porto luajti për një pjesë të madhe të ndeshjes me 10 lojtarë, pasi Alex Telles, u ndëshkua me karton të kuq.

“Natyrisht që dua të luajë më tepër, por jam duke punuar. Trajneri i bë zgjedhjet dhe unë e kam pritur momentin tim”, ka thënë Pjaca. /Telegrafi/