Site icon Telegrafi

Pizzi refuzon ta drejtojë Barcelonën

Shumë trajnerë ëndërrojnë ta drejtojnë Barcelonën, por jo Juan Antonio Pizzi.

Mediat katalanase publikuan para disa ditësh emrin e Pizzit si kandidatin e mundshëm për të marrë drejtimin e skuadrës në qershor.

Por tekniku argjentinas e ka refuzuar ketë post me pretekstin se nuk është koha për tu larguar nga Kombëtarja kiliane.

Ai dëshiron ta drejtojë këtë Kombëtare drejt Kupë së Botës.

Pizzi ka qenë lojtar i Barcelonës në të kaluarën ku ka luajtur për dy vite. /Telegrafi/

Exit mobile version