Pizza Hut planifikon të përdorë teknologjinë AI për të rekomanduar porosi për klientët bazuar në motin në vendndodhjen e tyre, ka thënë shefi i të dhënave të kompanisë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zinxhiri i restoranteve po ndërton teknologjinë e vet të inteligjencës artificiale për të kuptuar më shumë rreth asaj që duan klientët, tha Tristan Burns, kreu global i analitikës i Pizza Hut Digital Ventures, në një intervistë për VentureBeat.
Megjithatë, Burns tha për VentureBeat se Pizza Hut ishte në fazat e hershme të zhvillimit të teknologjisë duke mos dhënë shumë detaje rreth asaj se si do të ndikonte në rekomandimet ndaj klientëve.
Ndryshe, zinxhirët e tjerë të restoranteve kanë investuar në teknologjinë AI vitet e fundit, për arsye të ndryshme.
Për shembull, në vitin 2019 McDonald’s bleu teknologjinë e njohjes së zërit AI Apprente “për të përshpejtuar porositë”. /Telegrafi/