Pica është një nga ushqimet e preferuara nga shumë njerëz anekënd botës dhe ajo pëlqehet shumë, sidomos nga të rinjtë dhe fëmijët. Pizza Crust me seli në Prishtinë, ka pranuar kërkesa të shumta nga klientët që të hap lokalet e saj edhe në qytete tjera të vendit. Menaxhmenti i Pizza Crust ka vendosur se opsioni më i përshtatshëm për ta, është zhvillimi i konceptit të franshizës.
Ajo që e bën Pizza Crustin të veçantë është korja e mbushur, e përgatitur duke përdorë recetë sekrete italiane dhe e pjekur në furrë me dru. Menaxhmenti i Pizza Crust është duke zhvilluar konceptin e franshizës, gjithmonë duke ruajtur ambientin e këndshëm dhe të ngrohtë, që e ofron Pizza Crust. Krahas cilësisë së ushqimit, janë edhe shumë procese të rëndësishme që ofrohen me këtë koncept, si: procedurat operacionale, shërbimi cilësor, procedurat e ruajtjes dhe përgatitjes së ushqimit, procedurat e pastrimit dhe mirëmbajtjes së pajisjeve, trajnimi i personelit etj.
Blerja e një franshize të picerisë mund të jetë shumë fitimprurëse, si për dhënësin ashtu edhe marrësin e franshizës. Modeli i franshizës ka filluar të zhvillohet fuqishëm edhe në vendin tonë, si në marrjen e licencës së franshizës nga brendet e njohura ndërkombëtare ashtu edhe krijimin e brendeve të reja dhe përgatitjen e tyre për franshizë.
Pizza Crust, ka filluar të ofrojë sistemin e franshizës fillimisht brenda vendit, e nga viti 2021 do të fillojë edhe me dhënien e franshizave jashtë vendit. Menaxhmenti i saj ka bashkëpunuar ngushtë, për më shumë se një vit, me një kompani të njohur ndërkombëtare dhe ka përgatitur të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe sistemin e funksionimit të biznesit, për të filluar me dhënien e franshizave.
Fillimisht, franshiza e parë është hapur në “The Village Shopping and Fun” në Ferizaj dhe pastaj do të vazhdohet me hapjen e lokaleve tjera anekënd vendit.
Ekrem Tahiri nga Pizza Crust deklaron se “ajo çfarë e dallon Pizza Crust-in nga brendet tjera është se përdor një recetë Italiane dhe shumë të pëlqyer të picave dhe ushqimeve tjera të shijshme si: Pasta, Risotto dhe Sallata. Kombinimi i tyre me një shërbim dhe mikpritje të ngrohtë e bën atë të veçantë dhe shumë të pëlqyer pë të gjithë klientelën. Me konceptin e franshizës së Pizza Crust, franshizuesit përfitojnë një sistem të kompletuar të funksionimit ku përfshihen të gjitha procedurat, standardet dhe rregulloret për marrësin e franshizës. Po ashtu ata do të kenë përkrahjen në të gjitha aspektet e funksionimit të biznesit ku përfshihen trajnimet e personelit dhe menaxhmentit, si dhe konsultat profesionale.”
Koncepti i franshizës po zhvillohet me hapa të shpejtë në vendin tonë dhe disa kompani nga Kosova kanë filluar hapjen e pikave të franshizës në vende të ndryshme të botës. Nuk është sekret që në shumë vende të zhvilluara bankat po i përkrahin bizneset duke dhënë hua deri në 70% të kostove fillestare për franshizë pasi që ato shihen si sipërmarrje të tilla të sigurta biznesi.
Bankat komerciale dhe Institucionet qeveritare në vendin tonë janë duke u familiarizuar me konceptin e franshizës, por duhet të bëjnë edhe më shumë në përkrahjen e kompanive dhe koncepteve të reja biznesore. E ardhmja e këtij koncepti duket se do të jetë interesante dhe me shumë perspektivë.