Telegrafi

Pizarro: Roma do ta mposhtë Interin

Dy ekipet takohen sonte në derbin e Serie A, dhe Pizarro thotë se stili i lojës i Romës është i mjaftueshëm për të thyer qëndrueshmërinë e Interit në garën për skudeton.

“Kur luajmë kundër ekipeve fizikisht të fuqishme si Interi, duhet t’i sulmoni ata nga të gjitha anët”, ka thënë mesfushori.

“Duhet ta merrni topin prej tyre dhe të luani me këmbë. Kjo lloj karakteristike është në ADN-në tonë së bashku me teknikat e mrekullueshme, dhe kjo është arsyeja se pse i kemi shkaktuar probleme Interit në vitet e fundit”, ka thënë Pizarro. /Telegrafi/