Telegrafi

Pizarro lavdëron ndikimin e Ranierit në Roma

Gialorosët tash janë të pamposhtur në shtatë ndeshje dhe do të qëndrojnë në pozitën e katërt të Serie A për festat e fundvitit.

“Ranieri ia ka dalë shumë mirë në rikrijimin e një bashkësie kompakte. Ne kishim një fillim të vështirë, por tash jemi rikthyer në rrugë dhe ishte e rëndësishme të shënojmë fitore ndaj Parmës. Ne jemi të lumtur pasi nuk ishte e lehtë. Parma është vështirë të përballet”, ka thënë Pizarro./Telegrafi/