Kësaj herë Pixie Lott ka bashkëpunuar me Rock’n Rose që të krijojë një koleksion unike me 22 aksesorë të cilët kanë një dizajn të veçantë. “Kam qenë gjithmonë një fanse e Rock’n Rose, prandaj dhe të krijoja një linë aksesorësh për ato ka qenë mjaft argëtuese,” tha Pixie. “Koleksioni im përmban aksesorë trofe për mbrëmjet e mëdha festive, varëse, veshët e maces, unaza, varëse të trasha të cilët janë fiks për stilin tim.”
Seti fotografik tregon me detaje larmishmërinë e aksesorëve që janë pjesë e këtij koleksioni. Pixie duket më magjepse si asnjëherë në fotot e realizuara, nën hijeshinë e bizhuterive fantastike, të cilat janë shumë elegante, dhe atraktive.