Telegrafi

Pixel, zbulohen gjitha detajet e telefonit të ri të Google!

Në prag të lansimit të pajisjeve të reja nga Google që do të ndodh më 4 tetor, operatori kanadez Bell ka zbuluar aksidentalisht telefonin e ri, Pixel.

Megjithatë, ky zbulim nuk ofron shumë informata përveç fotos promovuese ku shihet Pixel.

Në anën tjetër, deri tani kanë qarkulluar thashetheme të shumta mbi telefonin e ri nga Google që më herët pritej të dilte nën emrin Nexus.

Përkrah telefonave të ri Pixel dhe Pixel XL, Google pritet të lansojë pajisjen e realitetit virtual të quajtur Daydream VR, një Chromecast që do të mbështesë videot në 4K dhe Google Home që do të jetë konkurrenti i Amazaon Echo.

Në konferencën e 4 tetorit mund të dëgjohmë edhe për Andromeda, i cili thuhet të jetë projekti i Google që do të bashkojë Android me Chrome OS.