Telegrafi

Pixar dhe Disney do të publikojnë filmin e parë të animuar për fëmijë me personazh kryesor një homoseksual

Disney (Foto: Andrew Burton/Getty Images/Guliver)

Studiot e animacionit Pixar zbuluan të premten personazhin e parë kryesor homoseksual në filmin e tyre më të ri të animuar për fëmijë me metrazh të shkurtër, të quajtur “Out”.

Studio në pronësi të Disney-t, premierën e këtij filmi me temë komunitetin LGBTQ do ta japë online si pjesë të programit eksperimental “SparkShorts”, shkruan DailyMail.

Filmi nëntë minutësh flet për një një njeri të quajtur Greg, i cili përpiqet në mënyrë të dëshpëruar të fshehë çdo gjurmë të të dashurit të tij Manuel përpara një vizite te prindërit e tij.

Llogaria e Disney + në rrjetin social Twitter reklamoi këtë prodhim filmik të enjten, përmes një ‘trailer’-i të shkurtër.

Greg, i cili ka një mjekër të trashë të kuqe përpiqet të flasë me prindërit e tij rreth orientimit të tij homoseksual.

“Thjesht shikoji në sy dhe thuaj: Mami, babi, unë jam”, thotë ai gjatë një dialogu me veten para se të takojë prindërit e tij.

Ky film i animuar për fëmijë është publikimi i parë i Pixar që paraqet një personazh kryesor një homoseksual dhe është gjithashtu hera e parë që Disney, që zotëron studion Pixar, ka paraqitur një personazh të animuar kryesor homoseksual.

Sidoqoftë, përmbledhja e transmetuesit shmang përdorimin e fjalës ‘homoseksual’ dhe madje duke përmendur seksualitetin e Gregut, dhe fjala gjithashtu nuk është shqiptuar asnjëherë, megjithëse në një prej skenave ai ndan një puthje me të dashurin e tij.

Walt Disney (Foto: Mark Ashman/Disney Parks via Getty Images/Guliver)

Reagimet në Twitter për filmin “Out” ishin jashtëzakonisht pozitive dhe e lavdëruan studion e animacionit për paraqitjen e një personazhi homoseksual në filmat e animuar për fëmijë.

Është një kontrast i ashpër me dallimet e mëparshme të Pixar dhe Disney me personazhet LGBTQ.

Kjo pasi Disney vite më parë është kritikuar në rrjetet sociale kur në filmat paraprakë ka tentuar të fusë në filmat e tyre personazhe të komunitetit LGBTQ, duke marrë parasysh faktin që filmat e tyre ndiqen kryesisht nga moshat e reja, përkatësisht fëmijët. /Telegrafi/