Telegrafi

Pivovarov: Ka indikacione për idenë e “Shqipërisë së madhe” (Video)

Sipas Bashkërenduesit kombëtar të menaxhimit kufitar, Vlladimir Pivovarov, ekzistoka rreziku i “Shqipërisë së madhe”. I ftuar në emisionin “Samo Vistina”, ai shprehet se ende ekzistojnë indicie të tilla që ideja është ende e gjallë.

Këtë e thotë kur flet për përfitimet e sigurisë të Maqedonisë nëse anëtarësohet në NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga ana tjetër, Zdravko Saveski nga partia “E Majta”, mendon se NATO nuk do të kishte ndikim të madh në gjendjen e brendshme të vendit, por konsideron se Maqedonia nuk ka rrezike nga jashtë.

Sipas tij, karakteri konsultativ i referendumit e bëri që partia e tij të mos e mbështetë referendumin./Telegrafi/