Site icon Telegrafi

Piu tri shishe uthull për 28 sekonda

Banorët u bënë rend dhe filluan të pinë shishet me uthull ndërsa fitues u shpall ai i cili piu më së shpejti tri shishe, prej 375 mililitra.

Para garës së pirjes banorët u janë nënshtruar një kontrolli mjekësor për tu siguruar se nuk kanë shtypje të lartë të gjakut, ndonjë sëmundje të zemrës ose sëmundje mendore.

Në këtë garë fitoi Liu Yuejin i cili i piu tri shishe uthull për vetëm 28 sekonda.

“Vazhdimisht i thosha vetes se nuk po pi uthull por ujë mineral me mjaltë. Kështu kam arritur ta pijë pa problem”, tha Liu. Organizatorët e garës thonë se përveç turizmit ata dëshirojnë të promovojnë edhe uthullën si njëra prej përbërësve të shëndetshëm të ushqimit. /Telegrafi/
 

Exit mobile version