Telegrafi

Piu për 30 sekonda një shishe uiski, jo çuditërisht ndjehej sikur do vdiste (Video)

Chris Lee Seaver nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara, ka pirë me fund për 30 sekonda, një shihe me uiski.

Atë e kishte sfiduar një shok, se nëse do ta pinte me masën prej 750 ml, pa i rrjedhur asnjë pikë përjashta, do shpërblehej me 200 dollarë, transmeton Telegrafi.

“Gëzuar”, dëgjohet duke thënë ai, para se ta ngrejë shishen dhe ta pinte me shpejtësi.

Por, pas kësaj, Seaver ka thënë është ndjerë ‘sikur do vdiste’, ndërsa për disa ditë ka pasur ethe dhe temperaturë, që e lanë shumë të pafuqishëm.

Shumë pak prek shikuesve të videos e lavdëruan veprimin e tij, ndërsa të tjerë e cilësuan si absurd dhe kërkuan të mos provohet nga askush. /Telegrafi/