Një nga gjashtë ish-udhëheqësit politikë dhe ushtarakë kroatë të Bosnjës, ka ngritur një shishe të vogël duke thënë se “ka pirë helm”.
Slobodan Praljak, pas konfirmimit të dënimit me burg, ka thënë: “Unë nuk jam kriminel lufte. E refuzoj vendimin tuaj”. Më pas ai ka pirë diçka nga një shishe e vogël.
Avokati i tij tha se kishte pirë helm. Pas kësaj Praljak u nxor nga salla e gjyqit në Hagë dhe i është nënshtruar trajtimit mjekësor.
Më pas ai, ai është dërguar në një spital ku ishte thënë se gjendja e tij është e rëndë, ku më pas thuhet se ka ndërruar jetë, përcjell Telegrafi.
Ndërkohë, presidentja Kolinda Grabar-Kitaroviq ka ndërprerë vizitën zyrtare në Islandë dhe pritet të kthehet në Kroaci.
Ai u dënua me 20 vjet burgim në vitin 2013 për krime në Lindje të Mostarit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=nDrXz0kaPlo