Telegrafi

Pitt për martesën me Anistonin: Jetoja një jetë që më së paku mund të quhet jetë

Edhe kanë kaluar 14 vjet që nga shkurorëzimi i tyre, martesa e Brad Pittit dhe Jennifer Anistonit është ende një temë e nxehtë e mediave.

E përditshmja britanike, The Mirror, ka publikuar një intervistë të pabotuar deri më tani, ku aktori flet për një femër bionde, për të cilën thuhet se i referohet aktores amerikane.

“E kisha të qartë se po përpiqesha të gjeja një film për një jetë interesante, të cilën vet nuk e kam jetuar”, është shprehur Brad, duke shtuar se martesa me Jenniferin u bë e rreme dhe se dëshironte më shumë sesa mund të ofronte.

“Unë mendoj se martesa ime kishte të bënte me të. Ishte një përpjekje për të pretenduar se martesa ishte diçka që nuk ishte”, ka thënë 55-vjeçari.

Në atë kohë, ylli hollivudian ishte në lidhje me Angelina Jolien, me të cilën i ka gjashtë fëmijë – tre biologjikë dhe po aq të adoptuar.

“Gjëja më e zgjuar që mund të bëja në jetë ishte të zgjedhja Angelinan për nënën e fëmijëve të mi. Është një nënë e shkëlqyer”, ka shtuar Pitt.

Ndryshe, Pitt dhe Jolie tashmë janë shkurorëzuar edhe ligjërisht, pas një beteje të gjatë rreth kujdesit ndaj fëmijëve. /Telegrafi/