Telegrafi

Pitt pëlqen kaosin e familjes së madhe

 Aktori i filmit “World War Z”, ka gjashtë fëmijë, Maddox, 11, Pax, nëntë, Zahara, tetë, Shiloh, gjashtë, dhe binjakët katërvjeçar Knox dhe Vivienne, me të fejuarën e tij Angelina Jolie, por thotë se ai kënaqet me zhurmën që prodhojnë ata.

“Shtëpia është ku ndodhet familja ime. Është çmenduri, por më pëlqen kaosi. Dhe Angi është thjesht e mahnitshme. Unë qëndroj shtrirë kur jam i lodhur, por ajo vazhdon të lëvizë dhe unë reagoj, ‘Pse unë po rri këtu i qetë?” dhe çohem të luaj me djemtë dhe i vendosi ata në krevat”.

“Me një familje të madhe ju përpiqeni të krijoni një zonë pa lodra dhe të qetë, por ju gjithmonë keni dikë që zihet dhe dikë tjetër që godet murrin dhe dikë tjetër që ju thërret baba”, ka thënë Pitt. /Telegrafi/