I bukur, tërheqës, por sa keq që askush nuk e do në këtë periudhë. Aktori Brad Pitt, pas përfundimit të martesës me Angelina Jolie, ka ftuar ish- gruan e tij Jennifer Aniston, që të dilnin për darkë.
Por aktorja, e cila u la prej tij disa vite më parë, e refuzoi ftesën.
Ndërsa të dy ndodhen në Londër, Pitt për të prezantuar filmin e tij të ri me Marion Cottillard, Jennifer Aniston ndodhet në kryeqytetin anglez për të promvuar filmin e saj në BBC, ku interpreton bashkë me Josh Gordon dhe Will Speck.
“Folën me njeri tjetrin. Por Jennifer e cila është e martuar me aktorin Justin Theroux, i kërkoi ndjesë Brad, duke i thënë se do i pëlqente që ta takonte, por nuk kishte kohë”, tha një dëshmitar për revistën britanike “Heat”. /Telegrafi/