Telegrafi

Pitt në lidhje me Theron – me të cilën i ka njoftuar ish i fejuari i saj, Sean Penn

Charlize Theron, Brad Pitt (Foto: Getty Images/Guliver)

Hamshori hollivudian, Brad Pitt, thuhet se është në lidhje me bukuroshen e ekranit, Charlize Theron, e cila është 12 vjet më e re se ai.

Me njëri-tjetrin i ka njoftuar ish-i fejuari i aktores, Sean Penn, ndërsa romanca e tyre ka nisur gjatë festave të fundvitit.

Charlize ka qenë e fejuar me aktorin Sean Penn, i cili e ka njoftuar me Pittin (Foto: Clemens Bilan/Getty Images/Guliver)

“Ata po takohen joformalisht qe një muaj. Një periudhë kanë qenë miq shumë të afërt, ndërsa më pas gjërat mes tyre u zhvilluan në diçka më shumë, është ironike se i ka njoftuar pikërisht Penn”, ka thënë një burim i afërt me çiftin për The Sun.

Lexo po ashtu Lajmet për Brad Pitt

Në fundjavën e kaluar, Pitt dhe Theron janë parë bashkë në një ndejë, pasi kishin qenë në projekte të ndara filmike.

Charlize Theron (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)

“Brad pinte ujë mineral, derisa Charlize një koktej me vodka. Ishin shumë intimë, përkëdheleshin dhe qeshnin gjatë gjithë mbrëmjes”, ka shtuar burimi.

Theksojmë se kjo mund të konsiderohet si lidhja e parë serioze e 55-vjeçarit që nga shkurorëzimi me Angelina Jolie në vitin 2016.

Brad Pitt (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)

Ndërsa para tij, Theron ka qenë në lidhje me disa aktorë të njohur, në mesin e tyre Keanu Reeves, Ryan Reynolds, Alexander Skarsgard dhe Sean Penn, me të cilin ka qenë e fejuar. /Telegrafi/