Brad Pitt duket se po përpiqet të rifillojë një lidhje të re.
Aktori kohë më parë është ndarë prej bashkëshortes disavjeçare, Angelina Joliet.
Por, para se të nis romancën me ish-bashkëshorten, ai ka qenë i dashuruar në aktoren Jenniger Aniston.
Mediat e huaja raportojnë se Pitt tashmë i ka ra pishman që është ndarë para disa vjetëve me Anistonin.
“Pitt ka bërë gabim më të madh në botë pse e ka lënë Anisonin për Jolien”, ka thënë një burim për US Weekly, e cila referohet një miku të afërt të aktorit.
Gjithsesi Brad ka treguar se kurrsesi nuk do të ndërhynte tashmë në jetën e çiftit Jennifer Aniston dhe bashkëshortit të saj, Justin Theroux.
Ndryshe, Jolie dhe Pitt tashmë kanë ndalur procedurat e shkurorëzimit në mënyrë juridike pasi që nuk po mund të merren vesh rreth kujdestarisë ndaj fëmijëve. /Telegrafi/