Derisa po vazhdojnë me procesin e shkurorëzimit, Brad Pitt dhe Angelina Jolie nuk mund të qëndrojnë më në të njëjtën dhomë.
Kjo vlen edhe për figurat e tyre prej dylli, të cilat tashmë janë ndarë në muzeun Madame Tussauds në Londër, raporton Telegrafi.
Muzeu, në të cilin ndodhen skulpturat prej dylli të shumë yjeve, vendosi që t’i largonte nga njëri-tjetri aktorët, ndërsa në Twitter i kanë publikuar edhe fotografitë e largimit.
“Pasi morëm lajmin shokues për të gjitha fansat e të famshmëve në botë, mund të konfirmojmë se i kemi ndarë figurat e Brad Pitt dhe Angelina Joliet”, shkruan në përshkrim.
Ndërsa në mes të tyre është pozicionuar figura e Robert Pattinson që njëherësh ka nxitur spekulime se aktori mund të ketë qenë fajtori për ndarjen e tyre. /Telegrafi/