Një burrë po mbante në qafë një piton gjigant, i cili befasisht fillon ta shtrëngoj aq shumë sa që në një moment rrëzohet në tokë pa vetëdije, derisa turma që ishin mbledhur për ta shikuar nga afër mendonin se ishte pjesë e spektaklit.
Ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në Mau të Indisë, ku burri i cili ngufatej rrëzohet në tokë, por një pjesë e turmës besonin se ishte pjesë e spektaklit dhe assesi nuk u shkonte në mendje se ai po luftonte për jetë, transmeton Telegrafi.
Por, në momentet më kritike tre burra vrapojnë për ta ndihmuar, dhe t’ia largojnë pitonin nga qafa që i ishte mbështjellë. Ata e dërguan me urgjencë në spital, ku mjekët u propozuan që ta dërgojnë në një spital tjetër që ka pajisje më të avancuara medicionale.
Në videon e publikuar më poshtë, shfaqet burri i veshur me papuçe, xhinse dhe një bluzë pa mëngë dhe me pitonin rreth qafës. Dhe derisa ai gjunjëzohet për t’u ulur para masës, duket se pitoni e shtrëngon shumë dhe ai humb vetëdijen.
Mediat indiane nuk raportojnë për gjendjen e tij shëndetësore, por një gjë është e sigurt që nëse shpëton, ky rast duhet t’i shërbej si leksion që një gjë të tillë kurrë mos ta bëjë. /Telegrafi/