Telegrafi

Pitoni sulmon personin që po kujdesej për të, videoja virale i lë të shokuar të gjithë

Ndërsa shumë kërkuan që personi në video me emrin Jay  Brewer të ishte i kujdesshëm, të tjerët theksuan se si ai qëndroi i qetë edhe pas një takimi kaq të ngushtë.

Ndërsa kapësit e gjarprit dhe shpëtuesit janë ekspertë në trajtimin e zvarranikëve, ata gjithashtu përjetojnë momente të frikshme.

Një i fundit i kapur nga kamera ishte i Jay Brewer në Kaliforni.

Klipi u shpërnda në llogarinë e mediave sociale të Brewer së bashku me një mbishkrim që lexonte, “Wayyy too close for comfort…”, transmeton Telegrafi.

Në klip, i cili tani është bërë virale në mediat sociale, Brewer shihet duke shmangur një sulm nga një piton.

“Uau! Sapo sytë e mi u zhvendosën nga gjarpri, shihni sa i zgjuar është ky gjarpër? Në sekondën që zhvendosa sytë, ajo e dinte që nuk isha gati të largohesha”, tha ai në klip pasi gjarpri gati  ti kapte fytyrën.

Incidenti ndodhi gjatë një skene live në Instagram, të cilën Brewer e ndau më vonë në llogarinë e tij, dhe la shumë shikues të tronditur.

Ndërsa shumë kërkuan që Brewer të ishte i kujdesshëm, të tjerët theksuan se si ai qëndroi i qetë edhe pas një takimi kaq të ngushtë. /Telegrafi/