Një grua ka mbetur e shokuar kur një pa një piton që po “rrëshqiste” prapa shtëpisë së saj në Queensland, Australi.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Rini Steenwinkel u alarmua për praninë e gjarprit kur fqinji i saj bërtiti mbi gardh për ta paralajmëruar atë për një krokodil.
Siç thuhet më tej, zvarranikja doli të ishte një piton prej pesë metrash i gjatë, i cili sapo kishte ngrënë një kangur të rritur plotësisht.
Sipas medieve të huaja, pitoni mund të peshonte rreth 40 kilogramë.
Personi që e kishte larguar pitonin kishte thënë se i ishte dashur edhe ndihma e një shoku për ta lëvizur pitonin, pasi ajo ishte shumë e madhe për ta futur në çantë. /Telegrafi/