Site icon Telegrafi

Pitoni përpinë topin e tenisit, gruaja praktikon metodë të pazakontë për ta shpëtuar (Video)

Këto ditë po qarkullon një video interesante në rrjetet sociale, ku mund të shihet një gjarpër i cili kishte gëlltitur një top tenisi dhe një grua, që i bën masazh dhe i ndihmon ta largoj nga trupi topin që po i zinte frymën.

E gjithë ngjarje ka ndodhur të hënën, kur një grua nga Australia në kopshtin e saj gjeti një piton që po dukej paksa çuditshëm, transmeton Telegrafi.

Ajo menjëherë i kishte telefonuar ekipeve të specializuara për gjarpërinjtë, kurse aty u shfaq edhe Brian West.

“Çdo gjashtë muaj gjejmë diçka të pazakontë në barkun e gjarpinjve, siç janë topat e tenisit, golfit apo vezët e porcelanit. Por kjo ishte hera e parë në këtë vit që kemi pasur të bëjmë me një top të tenisi”, ka deklaruar West.

Për heqjen e topit të tenisit nga trupi i pitonit ishte përgjegjëse veterinaria Trish Prednergast. Ajo fillimisht e kishte lyer gjarpinj me vaj, dhe më pas filloi t’i bëjë masazh në shpinë. Me kalimin e minutave ajo arriti t’ia heq nga goja topin. I gjithë ky proces raportohet se ka ndodhur afro një orë e gjysmë. /Telegrafi/

Exit mobile version