Site icon Telegrafi

Pitoni mbështolli zjarrfikësin gjatë demonstrimit të teknikave për shpëtim (Video)

Khun Apichet ka demonstruar para disa nxënësve në Bangkok të Tajlandës, teknikën e shpëtimit në rast të ndonjë sulmi nga pitonët.

Zjarrfikësi 40-vjeçar, e lejoi reptilin e gjatë pesë metra, që t’ia mbështjellë trupin, në mënyrë që të tregojë se si duhet vepruar për të mbijetuar, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, Apichet e pati mjaftë të vështirë t’ia mbante kokën pitonit dhe të vente dorën tjetër te goja për të mos u ngufatur, pasi instinkti i kësaj kafshe është të mbështjellë prenë.

“Këta gjarpinj kafshojnë sepse ndjejnë kënaqësi, por ky është i vjetër dhe e kemi këtu për një kohë të gjatë”, ka shpjeguar tjetri.

Ai i kërkoi një nxënësi të afrohet, për të parë fuqinë shtrënguese që e ka kjo gjallesë.

Demonstrimi është kryer nën vëzhgimin e ekspertëve, me një piton të zënë para tetë vitesh që e mbajnë për aktivitetet të tilla. /Telegrafi/

Exit mobile version