Telegrafi

Pitoni katër metra i gjatë ia gëlltit dhinë për së gjalli, fermeri i nervozuar e bën “shosh” me revole (Video, +18)

Ky është momenti rrëqethës kur një gjysh nga Florida qëllon për vdekje me revole gjarprin e gjatë plot katër metra, pasi i kishte mbytur njërën nga dhitë e tij.

Scott Dame 63-vjeç, ka hapur zjarr ndaj një pitoni të cilin e kishte gjetur nipi i tij rreth 300 metra larg shtëpisë dhe fermës,  i cili ishte mbështjell rreth dhisë së tyre, transmeton Telegrafi.

Plumbi i parë që e shkrepi Dame duket se nuk pati edhe aq efekt në pitonin gjigant i cili kishte mbështjellë trupin në dhinë, por pas disa plumbave tjerë ajo mbeti në vend e larë në gjak.

Dame kishte filmuar momentin kur fillon ta gjuaj gjarprin me revole, ndërsa videon e këtij incidenti e ka shpërndarë në mediat sociale mbesa e tij. /Telegrafi/