Pamjet rrëqethëse të publikuara së fundmi në internet, shfaqin pitonin katër metra i cili është kapur nga ekipet e specializuara në kapen e gjarpërinjve, pasi kishte gëlltitur për së gjalli një hardhucë gjigante.
Reptili vdekjeprurës besohet se të jetë një piton i rrallë, i cili u gjet i fshehur nën një shtresë të betonit në oborrin e një shtëpie, transmeton Telegrafi.
Uraëian Seksuk 44-vjeçe ishte duke i vendosur teshat për t’i tharë në litarin e varur kur vërejti një gjarpër, dhe menjëherë i telefonoi ekipeve kompetente në Tajlandë.
Por, ekipet nuk panë guxim t’i afrohen reptilit 20 kilogramësh dhe kështu ata i telefonuan policisë. Dhe me të mbërritur në vendin e ngjarjes, ata menjëherë filluan të thyejnë betonin me çekan, nën të cilin ishte fshehur pitoni gjigant.
Dhe pas disa tentimeve arritën ta fusin në bagazhin e veturës, por u shokuan kur e kuptuan se pitoni kishte gëlltitur një hardhucë të cilën e vjelli. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=9dNCQ-Le0Ss