Telegrafi

Pitoni gjigant mbështillet në trupin e qenit dhe tenton ta mbyt, në momentet më kritike i dalin në ndihmë qytetarët (Video, +18)

Një video amatore e filmuar në Tajlandë shfaq një grup burrash të cilët bëjnë të pamundurën që ta shpëtojnë një qen, në trupin e të cilit ishte mbështjell një piton gjigant që po tentonte ta mbyste.

Videoja katërminutëshe e filmuar me telefon të mençur tregon se si reptili tregohet fillimisht këmbëngulës, megjithatë pas disa momenteve dorëzohet nga presioni i madh i burrave dhe qenushi shpëtohet nga më e keqja, transmeton Telegrafi.

Lokacioni i saktë i ngjarjes ku ka ndodhur nuk dihet, por burrat që ndihmojnë qenin në një moment shihen se si rrezikohen nga kafshimi i pitonit. Por, dëshira e madhe për ta shpëtuar qenin i nxjerr ata fitimtar në fund.

Pamjet e këtij moment janë shikuar nga më shumë se 75 mijë persona dhe është shpërndarë nga më shumë se 1500 herë.

Por, është interesant se si disa komentues kanë mbrojtur vendimin e pitonit, duke u arsyetuar se është normale që i forti mundë të ligun në luftë për mbijetesë. /Telegrafi/