Site icon Telegrafi

Pitoni i arratisur i një pronari në Arkansas, shfaqet në shtëpinë e dikujt tjetër

Policia në Kansas po përpiqet të gjejë pronarin e një gjarpri të verdhë 4.5 metra që u shfaq në shtëpinë e një banori.

Departamenti i Policisë së Andover-it postoi një foto në Facebook që tregonte gjarprin e madh, që duket të jetë një piton ‘albino burmez’, duke rrëshqitur nën shkallët jashtë një shtëpie, transmeton Telegrafi.

Gjarpri i arratisur besohet të jetë kafsha shtëpiake e dikujt.

Autoritetet thonë se e kanë gjetur pronarin e pitonit. /Telegrafi/

Exit mobile version