Site icon Telegrafi

Pite me proshutë dhe kos

Përbërësit:

Për brumë:
* 400 gramë miell
* 150 g djathë i ri
* 1 vezë
* 1 dl qumësht
* 1 dl vaj
* 1 pluhur për pjekje, kripë

Për mbushje:
* 1 qepë
* 1 spec i kuq
* 200 g proshutë e tymosur
* 200 g proshutë
* 3 dl kos
* 3 vezë
*1 tubë fletë qepësh të reja
* 3 lugë gjelle vaj
* erëza të përziera

Gatimi:

Brumi:
1. Djathi thërrmohet me pirun. Përzihet me vezë, qumësht, vaj dhe i hidhet kripë sipas shijes.
2. Gradualisht shtohet përzierja e miellit me pluhur për pjekje dhe ngjeshët me dorë gjatë gjithë kohës, derisa brumi të fillojë të ndahet nga gishtërinjtë.
3. Brumi i ngjeshur mbulohet me pecetë kuzhine dhe lihet të pushojë 30 minuta.

Mbushja:
1. Qepa dhe speci pastrohen mirë dhe priten në kube. Edhe dy llojet e proshutës priten në kube.
2. Në pak vaj kaurdisen qepa dhe proshuta, e pastaj shtohet speci dhe edhe ai fërgohet. Shtohen dy llojet e proshutës, erëza sipas shijes dhe kaurdisen edhe pakëz.
3. Mbushja e përgatitur lihet të ftohet.
4. Fletët e qepëve të reja grihen imët, shtohen në mbushje dhe përzihen ngadalë.

Finalizimi:
1. Brumi i përgatitur tëhollohet me petës në trashësinë 0,5 centimetra. Fundi dhe pjesët anësore të tavës së rrumbullakët, të diametrit 25 centimetra, mbulohen me brumë.
2. Përmbi brumë derdhet mbushja e përgatitur dhe rrafshohet mirë.
3. Në enë të veçantë tunden vezët dhe kosi, derdhen përmbi mbushje dhe tava shkundet me qëllim që përzierja të shpërndahet njëtrajtshëm. Piqet, derisa të skuqet, në furrën e nxehtë në 200°C. /Telegrafi/
 

Exit mobile version