Site icon Telegrafi

Pite me makarona: Recetë më të lehtë se kjo nuk do të mund të gjeni!

shutterstock

Kafjall ideal apo darkë për gjithë familjen

Përbërësit:

– 500 g makarona,
– 1 litër qumësht,
– 3 gota jogurt,
– 5 vezë,
– 150 gramë djathë taze,
– kripë dhe piper sipas shijes.

Përgatitja:

Makaronat qitni në tepsi për pjekje. Në një enë tundni vezët, shtoni qumështin, jogurtin dhe djathin dhe sipas nevojës qitni erëza.

Qitni makaronat sipër dhe përzieni. Lërini të qëndrojnë një orë duke i përzier herë pas here që makaronat të thithin mirë shtesat.

Nxehni mirë furrën dhe piqni në 200 gradë Celsius derisa pitja të skuqet mirë.

Kënaquni me secilën kafshatë! – transmeton Telegrafi.

Exit mobile version