Site icon Telegrafi

Pitbulli kafshon 4-vjeçarin në qendër të qytetit, kalimtari i rastit ia shpëton jetën në momentet më kritike (Video, +18)

Ky është momenti rrëqethës kur një kalimtar rasti arrin ta shpëtojë një djalë të vogël, të cilën e kafshon një pitbull në qytetin kinez Chongqing.

Katërvjeçari ishte kafshuar nga qeni i cili ishte lidhur me zinxhir në një pemë, derisa po kalonte afër tij, transmeton Telegrafi.

Dhe kur kalimtari i rasti dhe pronari i qenit panë se po rrezikohej jeta e vogëlushit, bashkuan forcat dhe kështu detyruan qenin ta lëshoj.

Policia ka lëshuar një komunikatë për media ku konfirmohet, se 4-vjeçari i identifikuar vetëm si Wu ishte sulmuar nga pitbulli para një dyqani të kafshëve.

Një kalimtar rasti kishte filmuar gjithë ngjarjen ku shihet pronari i qenit i identifikuar si Li, bën të pamundurën së bashku me një kalimtar rasti që ta detyrojnë qenin ta lëshoj vogëlushin.

Për fat të mirë vogëlushi i ka shpëtuar më të keqes, edhe pse ka pësuar lëndime në këmbë. /Telegrafi/

Exit mobile version