Telegrafi

Pitbulli ia masakron fytyrën burrit, kalimtarët e rastit filmojnë momentin e tmerrshëm (Video, +18)

Në internet është shfaqur një video rrëqethëse, në të cilën shihet një qen i racës pitbull duke e kafshuar në fytyrë një burrë që ishte shtrirë në mes të rrugës.

Qeni i tërbuar kishte arritur ta shtrijë në tokë burrin të cilin më pas e kafshonte pa ndërprerë, kurse në video mund të dëgjohet se si ai bërtet nga dhimbjet e mëdha dhe mundohet të lirohet nga dhëmbët e tij të mprehtë, transmeton Telegrafi.

Asnjë prej kalimtarëve të shumtë të rastit nuk kishte guxim që t’i afrohet burrit dhe të mundohet ta tremb qenin, por pak para përfundimit të videos shfaqen disa burra të cilët me shkopinj të drurit e godasin qenin në kokë duke e detyruar të largohet.

Ende nuk dihet saktë se ku ka ndodhur kjo ngjarje e tmerrshme, dhe në çfarë gjendje është burri  të cilin për pak sa nuk e masakroi qeni. /Telegrafi/