Site icon Telegrafi

Me pistoletë në shkollë

Policia e Prizrenit njofton se dje është njoftuar se një nxënës i shkollës së Mesme Teknike “11 Marsi” posedon armë zjarri,( pistoletë).

Në lidhje me këtë është njoftuar drejtori i kësaj shkolle dhe së bashku me të kanë shkuar në bufenë e shkollës ku kanë identifikuar të dyshuarin M.B në bazë të dokumentit të identifikimit, ku i njëjti ka filluar të ikë dhe gjatë ikjes e ka hedhur pistoletën në tokë.

Sipas Policisë i njëjti është kapur pas disa metrave ku së bashku me të dyshuarin kanë shkuar te vendi i ngjarjes dhe me njësitin e forenzikës të cilët e kanë sekuestruar pistoletën GRIZZLY.

I dyshuari i cekur më lart në prani të prindit dhe avokatit ka pranuar se pistoleta në fjalë ishte e tij. Po ashtu gjate intervistës i njëjti pranon se ka edhe një pistoletë tjetër Ekol Firat Magnum.

Të gjitha veprimet e ndërmarra janë bërë në konsultim me prokurorin e krimeve të rënda.

Rasti vazhdon të hetohet edhe me tej provat dhe dëshmitë do të dërgohen ne prokurorin e shtetit për procedura te mëtutjeshme ligjore.

Exit mobile version