Site icon Telegrafi

Pistoleta me pesë fishekë e shpikur para 184 viteve

Më 25 shkurt 1836, Samuel Kolt regjistroi shpikjen e tij, revolverin me pesë fishekë.

Parimi i funksionimit të pistoletës Kolt nuk ishte i ri, por ai ishte më praktik se të gjithë revolverët e deri atëhershëm.

Ushtria dhe marina amerikane e përfshiu revolverin Kolt në arsenalin e armëve të saj standarde, çka ndikoi që kjo armë të përdorej edhe nga njësitë e tjera të ushtrisë.

Uzina e armëve Kolt në Paterson të shtetit Nju Xhersi prodhoi mijëra pistoleta të tilla deri në vitin 1841, kur doli varianti i dytë Uollter Kolt, pistoletë më e madhe me fishekë të kalibrit 0,45 milimetra.

Pistoleta e re Uollter Kolt me peshë rreth 1 kilogram dhe grykën e gjatë 23 centimetra, thuhej se i ngjante një topi artilerie. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version