Telegrafi

Pistoleta, ”misteri” i hetimit në vrasjen e Klodian Rashës 

Falë dhjetëra kamerave sigurie, prokuroria ka rindërtuar hap pas hapi të gjithë dinamikën e vrasjes së Klodian Rashës, që nga ndjekja dhe deri tek momenti kur u qëllua. Por dilemat e grupit hetimor vijojnë të qëndrojnë mbi pistoletën që u gjet në një pellg me uji shumë larg trupit të viktimës.

Pikërisht vetëm kjo zonë rezulton të mos jetë e mbuluar me kamera sigurie të bizneseve, çka ka hedhur dyshime për hetuesit mbi gjetjen e armës.

Për këtë në Prokurorinë e Tiranës qëndruan për rreth 3 orë zyrtarët më të lartë të shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesave ndërsa drejtori Muhamet Rrumbullaku nuk pranoi të prononcohet.

Me zbërthimin e kamerave të sigurisë akuza për efektivin e “Shqiponjave” Nevaldo Hajdaraj pritet të jetë “vrasje me dashje” nga vrasje në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme.

Dilema e vetme tashmë mbetet pistoleta, për të cilin po kryet një hetim paralel në pritje edhe të disa analizave të detajuara, për sa kohë nuk është verifikuar ende nëse arma i përkiste viktimës, 25-vjeçarit Klodian Rasha./euronews.al